Bota

“POLITICO” EMËRON : Laura Kövesi dhe Maia Sandu aktualisht në mesin e 28 kryepersonaliteteve më me ndikim në Evropë

Raporton: Nicoleta Baciu 

Gazetarët e Politico i kanë ndarë personalitetet  politike Evropiane në  tri kategori të dallueshme : 

“bërësit” – ku përfshihet kreu i Prokurorisë Publike Evropiane, së bashku me kancelarin e ri gjerman, Olaf Scholz; e, personalitete si Emmanuel Macron, Christine Lagarde, si dhe Frans Timmermans.

“Kövesi, si kryeprokurorja e parë e BE-së, ka për mision pastrimin e Evropës nga korrupsioni. Ajo mban mandatin për të eliminuar mashtrimin dhe krimin e organizuar që sundon mbi fuqitë monetare të BE-së. Si pararojë e ligjit, ajo rri vëmendshëm vigjilente mbi transferet e kapitalit shumëmiliardësh. 

Ndonëse, për ato lëndë dhe raste, gjykimet reale ende mbështeten tek strukturat kombëtare, ajo megjithatë gëzon fuqi të madhe translative mbi trajektoret të cilat i përshkon valuta evropiane, anekënd.   

Përderisa sundimi i ligjit si prioritet po përparon drejt kreut të agjendës së BE-së,  tërë sy janë bërë edhe strukturat gjegjëse, vëmendshëm tek mënyra se si Kövesi do ta ushtrojë detyrën e saj, me gjithë kompetencat dhe përgjegjësitë e larta që ka. 

“Që konsiderohen të jenë ndër punët dhe funksionet më të rëndësishëm në strukturat e larta të Bashkimit Evropian”, thekson Politico për Ziare.com.

Presidentja e Moldavisë, Maia Sandu, në anën tjetër, përfshihet në kategorinë e “ëndërruesve”. Janë ata ëndërrimtarë për të cilët gazetarët e Politico flasin duke i vënë theksin detyrës së vështirë që ata kanë për rimëkëmbjen e Moldavisë. Ende si vend më i varfër në Evropë ( fill pas Ukrainës ) dhe që gjendet e zënë ngushtë midis aspiratave të BE-së në një anë, dhe presionit të vazhdueshëm rus, në tjetrën.

Lexo më shumë  Ndriçohet qielli mbi Bejrut nga “topi i madh i zjarrtë” derisa dëgjohen shpërthime të fuqishme – një raketë bie në qytetin verior të Izraelit

“Sfida e Maia Sandu është vendosja e baraspeshës midis Lindjes dhe Perëndimit. Ndërsa ajo po lundron nëpër ujërat e trazuar të vendit të dytë më të varfër në Evropë, që nga fundi i Luftës së Ftohtë. Udhëheqëse haptazi më reformiste, që kur vendi u nda nga sovjetikët. Sandu, tani ka më shumë hapësirë politike për të filluar promovimin e agjendës për reforma të brendshme. Kjo nënkupton  angazhim për t’i dhënë fund keqmenaxhimeve, me përparësi për eliminimin e korrupsionit, pastaj,  me qëllim rritjen e standardit të jetesës nëpërmjet një ekonomie kombëtare sklerotike, etj. “shkruan burimi i cituar.

“Asnjë vend në Evropë nuk është i pastër. Asnjë!” – deklaron Laura Kövesi, Kryetare e Prokurorisë Publike Evropiane. Këtë pohim, Kövesi e zëroi fuqishëm në intervistën e dhënë një gazete zvicerane, “Neue Zürcher Zeitung”. 

Autori i intervistës, Daniel Steinfort, deklaroi se Kövesi, mikpritëse dhe nikoqire në një hapësirë modeste në Luksemburg, ndonëse jo e gatshme të fliste për më shumë – ajo kishte këmbëngulur në drejtpërdrejtësinë e temës. Që në fillim duke paralajmëruar rrezikun skajshmërisht të lartë se (cit.) : “Paratë evropiane në paketën për tejkalimin e pasojave të pandemisë, nuk do të arrijnë tek caku i paraparë.”

“Aktualisht, shumë para shkojnë në sektorin e shëndetësisë dhe rreziku i mashtrimit është i lartë. Qeveritë nuk po shpallin tendera publikë. Nuk ka kontroll të mjaftueshëm, dhe as transparencë”, tha Kövesi , kryesuese e Prokurorisë Publike Evropiane. Ajo deklaroi se tek rastet e prokurimit publik, Prokuroria vazhdimisht përballet me raste rryshfetesh e përfitimesh personalë. Përmbledhur në fjali të thjeshtë : keqpërdorime monetarë të të gjithë llojeve. 

Lexo më shumë  Ukraina nuk do të anëtarësohet në NATO për sa kohë që unë jam në krye të qeverisë sllovake – thotë kryeministri Fico

“Bëhet fjalë për mashtrim masiv përmes TVSH-së…” 

Kövesi përsëriti bindjen se prokurorët e deleguar nga shtetet e ndryshëm në Prokurorinë Publike Evropiane, duhet të jenë plotësisht të pavarur në mënyrë që të mund të kryejnë punën e tyre. Ajo beson se mjetet financiare për Prokurorinë Publike Evropiane janë në korniza tejet simbolike, si dhe jep shembullin se : për ndërtimin e kësaj strukture, fillimisht u ndanë vetëm 30.2 milionë euro. Shifër kjo që korrespondon me linja të thjeshta buxhetore për një prokurori rajonale në Rumani. 

“Kur është fjala për mashtrimin dhe sundimin e ligjit, Evropa Lindore shpesh e pëson sepse të gjithë e drejtojnë gishtin andej. A është kjo e saktë?”, pyet gazetari Steinfort. Kövesi ka vizion të qartë për këtë çështje, dhe qartazi e mohon hipotezën me një “Jo” të prerë dhe të thatë. Dhe rithekson : “Asnjë vend në Evropë nuk është i pastër. Asnjë!”. Shih për shembull statistikat që tregojnë se BE-ja ka një suficit tregtar mbi €300,000.000.000 ( treqind miliardë euro). Kjo është teoretikisht e pamundur. Brenda BE-së, eksportet dhe importet duhet medoemos të balancohen. Shpjegimi është vetëm një dhe mashtrimi masiv qëndron tek : TVSH-ja. Këto shifra nuk tregojnë dallimet ekzistuese mes shteteve anëtare. Gjithashtu, rastet të cilat ne i  trajtojmë, nuk tregojnë se ka më shumë korrupsion në Evropën Lindore sesa në Evropën Perëndimore”.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *