Lajme

Policia ushtarake e FSK-së ngrit kapacitetet e mbështetjes luftarake

Forca e Sigurisë së Kosovës (FSK) ka bërë të ditur se në kuadër të ngritjes së kapaciteteve të Policisë Ushtarake të FSK-së, është trajnuar dhe certifikuar togu i mbështetjes luftarake.

Sipas FSK-së, këto kapacitete janë ngritur konform objektivave të komandantit të FSK-së, në ngritjen e kapaciteteve operacionale për mbrojtjen e territorit të Kosovës.

Lexo më shumë  Peci e Kurti përkujtojnë Gazmend Ibrahimin, të vrarë në moshën 15-vjeçare në Mitrovicë nga bandat kriminale serbe

“Togu është i gatshëm të operojë në ambiente operacionale të ndryshme dhe të kryejë një gamë të gjerë detyrash brenda dhe jashtë vendit. Gjithashtu janë certifikuar pjesëtarët nga kursi bazik për Polici Ushtarake, i cili është organizuar nën mbikëqyrjen e Komandës së Doktrinës dhe Stërvitjes”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Rruga Press

YouTube player

Lexo më shumë  Shteti që dridhet nga trupi i zhveshur, por jo nga krimi i zhveshur