Lajme

Policia serbe vazhdon ta mbajë në Merdar, Trajkoviq: Vuçiqi, barbari më i madh antievropian në Ballkan

Rada Trajkoviq, këshilltarja e ministrit për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, ka më shumë se 24 orë që po mbahet në postbllokun policor serb në Merdar dhe nuk është duke e lejuar të hyjë në Serbi.

Trajkoviq ka deklaruar se derisa po afrohet nata dhe po bie shi e po bën të ftohtë, ajo po vazhdon të mbahet në postbllokun në Merdar.

“Nata tashmë po afron. Po bie shi. Është e ftohtë. Jemi ende në postbllokun në Merdar. Asnjë burrë shteti në rajon nuk e kryen këtë lloj torture mendore ndaj disidentëve politikë.

Ja në diçka fitove, Vuçiq: Je barbari më i madh antievropian në tokën ballkanike!”, ka shkruar Trajkoviq, në një postim në Twitter.

Ajo fillimisht është ndaluar në pikën kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, Merdar, më 15 dhjetor, kur ka tentuar të hyjë në Kosovë, dhe sërish pasi ka tentuar të largohet nga shteti ynë.

Lexo më shumë  Konjufca priti në takim Kryetarin e Kuvendit të Maqedonisë së Veriut, Afrim Gashi

Ministri për Kthim dhe Komunitete në Qeverinë e Kosovës, Nenad Rashiq, është shprehur i shqetësuar për gjendjen e këshilltares së tij.

Rashiq ka thënë në një mbledhje të Qeverisë së Kosovës se Trajkoviq është me diabet dhe duhet të ketë trajtim të duhur për këtë sëmundje.

Ai ka bërë thirrje që autoritetet në Kosovë të njoftojnë shtetet e QUINT-it për këtë situatë.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë se i vjen keq për diçka të tillë dhe ka thënë se Ministria e Punëve të Jashtme është e angazhuar në këtë drejtim.

Lexo më shumë  Pesë vjet nga tërmeti në Shqipëri ku humbën jetën 51 persona

Ditë më parë, Trajkoviq ka thënë se, përveç kërcënimeve ndaj saj për përfshirjen politike në Qeverinë e Kosovës, kërcënime kanë nisur të kenë edhe fëmijët e saj.

Më 15 dhjetor, Trajkoviq është takuar me ambasadorin amerikan në Prishtinë, Jeffrey Hovenier.

Pas takimit, Hovenier ka thënë se kërcënimet dhe frikësimet për shkak të qëndrimeve politike, janë të papranueshme në shoqëritë e lira dhe demokratike.

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *