Policia sekuestron 174 pajisje të kriptovalutave në Zubin-Potok
Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka njoftuar të premten se Policia e Kosovës ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme për mihje të kriptovalutave në Zubin Potok.
Përmes Twitterit, Rizvanolli ka thënë se mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla. Dhe ka shtuar se për këtë arsye Serbia po e bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë.
“Policia ka sekuestruar 174 pajisje të paligjshme të kripto-minimit në Zubin Potok. Mospagesa e faturave të energjisë elektrike nxit aktivitete të tilla të paligjshme. Kjo është arsyeja pse Serbia bllokon zbatimin e udhërrëfyesit të energjisë”, ka shkruar Rizvanolli.
Tutje, ajo ka shkruar se Kosova i ka përmbushur të gjitha angazhimet, ndërsa tani është “koha që edhe pala tjetër të bëjë të njëjtën gjë, urgjentisht”.
Rizvanolli në një intervistë në “60 Minuta” të KTV-së ditë më herët ka thënë se aksionet e Policisë për sekuestrimin e pajisjeve për mihje të kriptovalutave kanë sjell rezultat në kursimin e energjisë elektrike në katër komunat veriore.
VIDEO:
🇽🇰 Police seized 174 illegal crypto-mining devices in Zubin Potok.
— Artane Rizvanolli (@Artane_R) April 14, 2023
Non-payment of electricity bills encourages such illegal activities. This is why Serbia blocks the energy roadmap implementation.
We fulfilled all our commitments. Time for the other side to do the same, urgently! pic.twitter.com/01upWlPREX
Rruga Press