KryesoreLajme

Policia reagon ndaj dezinformimit të portalit të Lirim Mehmetajt: Iu bëjmë thirrje qytetarëve të mos bien pre e këtij manipulimi

Policia e Kosovës sqaron mbi manipulimet e publikuara në portalin VOX Kosova, rreth kampit Enver Zymeri

Prishtinë, 12 mars 2026

Policia e Kosovës sqaron opinionin publik mbi manipulimet e publikuara në portalin VOX Kosova, rreth kampit Enver Zymeri. Ky shkrim nuk paraqet gjendjen reale të kampit, andaj me qëllim të informimit të drejtë të opinionit publik ju sqarojmë se:

Kampi “Enver Zymeri” plotëson kushtet e nevojshme për zhvillimin e të gjitha aktiviteteve policore, përfshirë qëndrimin e zyrtarëve policorë në kamp, zhvillimin e aktiviteteve policore e trajnuese dhe atyre logjistike.

Gjendja dhe kushtet e kampit janë krejtësisht ndryshe dhe ndjeshëm më të përmirësuara, falë investimeve të bëra në vazhdimësi. Janë plot 12 projekte investuese të cilat janë realizuar në vitet e fundit në kamp dhe të tjera të cilat janë në proces duke u realizuar.

Lexo më shumë  Raporti i SIPRI: Beogradi shfrytëzon tensionet për të rritur investimet ushtarake, Kina dhe Rusia furnizuesit kryesorë

Fotografitë e publikuara nga portali janë disa pjesë të hapësirave jofunksionale dhe të lëna jashtë përdorimit, pasi janë zëvendësuar me hapësira, objekte dhe lokacione të reja. Andaj, pamjet e publikuara, kurdo që janë incizuar ato, janë sulm që po i bëhet Policisë së Kosovës, si dhe publikim i papërgjegjshëm dhe në shpërputhje me faktet dhe kushtet në terren. Kampi Enver Zymeri po goditet pikërisht sepse në të është investuar dhe sepse dihet që çdo aktivitet apo informatë nga brenda kampit është me ndjeshmëri të lartë dhe nuk mund të ndahen detaje më të thellësishme.

Lexo më shumë  Konjufca pret Ambasadorin gjerman Rudolph: Gjermania mbështet zhvillimin demokratik dhe perspektivën evropiane në Kosovë

Iu bëjmë thirrje qytetarëve të Republikës së Kosovës, që të mos bien pre e këtij manipulimi.

Policia e Kosovës (PK) i kushton kujdes të vazhdueshëm mirëmbajtjes dhe krijimit të kushteve për punë dhe veprime policore, për të gjithë zyrtarët e saj. Një kujdes të veçantë i kushton krijimit të kushteve dhe ambientit edhe për njësitet speciale operative të PK-së.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar ndaj transparencës dhe informimit të saktë të publikut, andaj iu bëjmë thirrje mediave dhe qytetarëve që të mbështeten në burime zyrtare dhe të verifikuara para se të shpërndajnë informacione që lidhen me çështje të sigurisë dhe të policisë. Policia e Kosovës do të vazhdojë të kryejë detyrën e saj me profesionalizëm dhe në përputhje me mandatin kushtetues dhe ligjor.

YouTube player