BallinaLajme

Policia ndalon protestat: S’tolerojmë më, kanë degraduar në organizime që cenojnë rendin

Policia nuk do të lejojë më grumbullimet dhe as zhvillimin e protestave për vrasjen e Klodian Rashës.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, policia thekson se do të kërkojë zbatimin e Aktit Normativ që ka vënë në fuqi masat kufizuese për shkak të pandemisë së COVID-19.

Ajo shprehet se e ka mirëkuptuar revoltën e ditëve të fundit të qytetarëve, mirëpo pasi çështja tashmë ka kaluar në gjykim, nuk do të tolerohet më.

“[…] tanimë kur drejtësia po kryen detyrën e saj ndaj autorit të vrasjes dhe kur protestat kanë degraduar në organizime që kanë për qëllim cenimin e rendit publik dhe pronës publike, Policia e Shtetit nuk do të tolerojë asnjë grumbullim që bie ndesh me kornizën aktuale të masave shtrënguese,” – u tha në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Flamuri bashkon shqiptarët, qytetarët e Kosovës rezervojnë në Shqipëri për festat e nëntorit

Në njoftimin e saj policia bën apel që qytetarët të respektojnë:

  • kufizimin e grumbullimeve të jo më shumë se 10 personave në mjedise të hapura e të mbyllura,
  • mbajtjen me detyrim të maskave;
  • ndalimi i muzikës pas orës 20:00;
  • mbyllja e aktiviteteve të bareve, restoranteve dhe “fast-food”-eve gjatë orëve 22:00-06:00;
  • kufizimi i lëvizjes gjatë kësaj ore 22:00-06:00;

“Në mënyrë që të mos kalojmë në një etapë tjetër të një mbylljeje përtej kufijve të deritanishëm, nga të gjitha institucionet që kanë detyrime, të vazhdohet me seriozitet maksimal zbatimi i Aktit Normativ për zbutjen e efekteve të pandemisë,” – thuhet në njoftimin e policisë.

Lexo më shumë  Sveçla: Filloi punën grupi punues që do të hartojë Strategjinë Nacionale kundër krimit të organizuar

Pas pesë ditësh protesta për vrasjen e Klodian Rashës nga policia, janë arrestuar 91 persona, ndërsa rreth 300 të tjerë janë proceduar në gjendje të lirë.

YouTube player