Policia merr në dorëzim PD-në, Berisha dhe Basha të dy të “ngujuar” në seli
Në kohën kur mbështetësit e ish-kryeministrit Sali Berisha janë larguar me gaz lotjsellës dhe ujë nga ana e Policisë së Shtetit, një tjetër episod interesant është duke u zhvilluar nga brenda ambienteve të PD.
Brenda në seli ndodhen të dy, edhe kryetari aktual Lulzim Basha edhe ish-kryeministri Sali Berisha. Berisha ndodhet në zyrat e FRPD, të cilat u hapën më herët nga turma e protestuesve, ndërsa Lulzim Basha vazhdon të jetë në zyrën e tij.
FNSH ka marrë në mbrojtje godinën, ndërsa shoqërimet e para sapo kanë nisur.
Protestuesit janë larguar në zonën jashtë selisë, ndërsa nuk kanë munguar lëndimet dhe incidentet me protestuesit, ku disa prej tyre janë ndjerë keq për shkak të gazit lotjsjellës që është përdorur nga grupi Basha dhe policia.
Rruga Press