Policia me aksion kundër trafikimit me njerëz, mbyllen tetë lokale
Drejtoria për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore (DHTQNJ) dhe njësitë tjera të Policisë së Kosovës, kanë ndërmarrë aksion në disa rajone të Kosovës, për identifikimin dhe mbrojtjen e viktimave të mundshme të trafikimit me njerëz.
“Kjo drejtori (DHTQNJ), njësitet tjera të specializuara ato për reagim të shpejtë dhe Drejtoria për migrim dhe të huaj, në bashkëpunim dhe mbështetje të inspektorëve të punës, atyre të ATK-së dhe inspektorëve komunal, si dhe njësive tjera të profilizuara, stacioneve policore në kuadër të Policisë së Kosovës kanë zbatuar Planin Operativ të koduar me emrin “Dhjetori 2021” i cili plan është realizuar njëkohësisht në disa rajone të Republikës së Kosovës”, thuhet në një komunikatë të Policisë së Kosovës.
Nga operacioni janë kontrolluar 43 lokale dhe nga to, tetë janë mbyllur dhe janë shqiptuar gjoba.
Janë hasur 286 punëtorë, 206 prej të cilëve femra. Shumica nga ta shtetas të huaj ku vetëm nga Shqipëria janë 133 nga ta, kurse 19 nga Serbia e dy nga Bullgaria.
Rruga Press