Lajme

Policia kontrolle në kampin e muxhahedinëve në Manzë të Durrësit

Policia e Shtetit po ekzekuton një urdhër kontrolli të lëshuar nga Gjykata e Tiranës në ambientet në territorin e kampit MEK në Manzë të Durrësit.

Burime nga policia thonë se urdhëri i kontrolleve bëhet në kuadër të luftës kundër terrorizmit dhe parandalinin e sulmeve kibernetike.

Në kampin e Manzës strehohen pjesëtarë të opozitës iranianë, ndërkohë që ende nuk ka një njoftim zyrtar nga policia mbi gjetjet e operacionit, apo arsyet konkrete të zhvillimit të tij.

Rruga Press

YouTube player