Lajme

Policia jep detaje si u sulmuan në Ujman: Ishin 10 të shtëna nga pjesa tjetër e liqenit

Policia e Kosovës, saktësisht, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit, është sulmuar sot me armë zjarri, ndërsa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit.

Nga Policia kanë thënë se kanë qenë afërsisht 10 të shtëna të njëpasnjëshme nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së Policisë.

Sipas Policisë, s’ka ndonjë të lënduar:

Lexo më shumë  “The Guardian”: Dështimi i marrveshjes Meloni-Rama

Sot, më 06.08.2022 rreth orës 11:25, njësia policore e Stacionit Policor për Mbikëqyrjen e Kufirit (SPMK) Zubin Potok, derisa ka qenë duke vendosur një barkë patrulluese në Liqenin e Ujmanit është sulmuar me armë zjarri.

Njësia policore ka njoftuar se në drejtim të tyre ka pasur të shtëna me armë. Kanë qenë afërsisht 10 të shtëna me armë zjarri. Të shtënat kanë qenë të njëpasnjëshme, nga pjesa tjetër e liqenit dhe kanë goditur afër barkës së policisë. Nga këto të shtëna nuk ka persona të lënduar.

Në asistencë të njësisë policore ka shkuar Njësia e Ndërhyrjes së Shpejtë e Policisë Kufitare. Policia po vazhdon të vëzhgojë terrenin dhe ta trajtojë rastin.

Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në ofrimin e sigurisë dhe luftimin e kriminalitetit e me theks të veçantë të kontrabandës në atë zonë.

Rruga Press

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut
YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *