Bota

Policia gjermane nis bastisjet, dyshohet për kërcënime ndaj kryetarit të Saksonisë

GJERMANI- Policia gjermane kreu bastisje në disa zona më 14 dhjetor, si pjesë e hetimeve për kërcënimet me vdekje që i ishin bërë kryetarit të Saksonisë dhe zyrtarëve të tjerë. Sipas mediave gjermane, policia kishte marrë informata për kërcënime me vdekje të zyrtarëve që dyshohet se janë bërë nga kundërshtarët e vaksinimit kundër koronavirusit dhe masave kundër përhapjes së pandemisë.

Disa prona në Dresden, u bastisën nga policia si pjesë e hetimit ndaj përgatitjes së mundshme të disa sulmeve të dhunshme, njoftoi policia në Twitter. Hetimet u nxitën pas një raporti të javës së shkuar në televizionin ZDF, sipas të cilit, një grup njerëzish diskutonin rreth mundësisë që të vrasin kryetarin e shtetit gjerman të Saksonisë, Michael Kretschmer. Këtë bisedë, ky grup e bëri në shërbimin për mesazhe, Telegram. Plani ishte që përpos, Kretschmerit të vriten edhe politikanë të tjerë, shkruan AP.

Lexo më shumë  Bazat amerikane në Evropë në gatishmëri të lartë

Dresdeni, është kryeqyteti i shtetit federal gjerman, Saksoni dhe së fundmi në qytet pati shumë protesta kundër politikave që kanë për qëllim parandalimin e përhapjes së pandemisë. Për më tepër në këtë shtet niveli i vaksinimit të qytetarëve kundër koronavirusit është më i ulëti në gjithë Gjermaninë.

Sipas raporteve, grupi përbëhej nga 103 njerëz dhe të gjithë kundërshtonin vaksinimin. Policia njoftoi se pas bastisjeve, komentet e disa prej këtyre qytetarëve rreth posedimit të armëve, po ashtu janë pjesë e hetimit.

Lexo më shumë  Estonia tregon se “sa kohë mund t’i rezistojë një sulmi të mundshëm nga Rusia”

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *