KryesoreLajme

Policia gjen armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan

Policia ka gjetur armë, municion e granata dore në një shtëpi të braktisur në Zveçan. Policia njoftoi se mëngjesin e së shtunës bastisi shtëpinë. 

Në atë shtëpi janë sekuestruar 1 armë automatike AK-47, 1 pushkë gjysmë automatike dy tytëshe, 10 karikatorë të zbrazët, 6 karikatorë të mbushur me nga 30 fishekë, 84 copë fishekë për pushkë automatike, 14 copë fishekë për pushkë gjysmë automatike, 1 rrip për fishekë, 2 granata dore M50, si dhe pajisje për pastrimin e armëve.

Lexo më shumë  800 miliardë dollarë për Ukrainën? Dokumenti zbulon çfarë po përgatisin BE dhe SHBA

Deri në këtë fazë të hetimeve, Policia ka thënë se nuk ka persona të arrestuar në lidhje me këtë rast.

Rasti është iniciuar si “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”.

YouTube player

Lexo më shumë  Janjiq: Për vjedhjen e zgjedhjeve presidenciale amerikane përgjegjëse janë BIA dhe Vuçiqi