Lajme

Policia gjen armatim në afërsi të Manastirit të Banjskës

Policia e Kosovës e ka gjetur një sasi të armatimit në afëris të Manastirit të Banjskës në Zveçan.

Lajmin për Arbresh.info e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e Veriut, Veton Elshani.

Elshani thotë se  janë gjetur pesë “zolla” ndërsa këtë armatim, Policia e Kosovës e ka gjetur gjatë kryerjes së detyrave të përditshme.

Lexo më shumë  Kosova dërgon kontingjentin e ri të FSK-së për trajnimin e ushtarëve ukrainas në Mbretërinë e Bashkuar

“Jo në Manastir por AFËR Manastirit…dmth jashtë Manastirit”, tha Elshani.

Kujtojmë se me 24 shtator të vitit të kaluar nga një sulmi terrorist serb në Banjskë të Zveçanit është vrarë rreshteri i Policisë së Kosovës, Afrim Bunjaku.

Sulmin terrorist e kanë dënuar fuqishëm bashkësia ndërkombëtare ndërsa përgjegjësinë për këtë sulm e ka marr Millan Radojçiq, i cili ende është i lirë në Serbi.

Lexo më shumë  Inaugurohet Nënstacioni Ferizaj 3, një ditë e shumëpritur për Ferizajn dhe Kosovën

Rruga Press

YouTube player