KryesoreLajme

Policia e Kosovës shqipton 2220 gjoba në trafik në 24 orët e fundit

Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 2220 gjoba në trafik.

Sipas policisë, gjatë kësaj periudhe kohore janë evidentuar 72 aksidente në trafikun rrugor, ku  28 aksidente kanë qenë me lëndime, ndërsa 44 me dëme materiale.

Po ashtu, policia njofton se janë arrestuar 20 persona.

YouTube player