Lajme

Policia e Kosovës parandalon një rast i kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30 mijë euro

Policia e Kosovës në bashkëpunim me Doganën e Kosovës, kanë parandaluar një rast të kontrabandimit të mallrave në vlerë rreth 30 mijë euro.

Kontrabandimi është parandaluar gjatë zbatimit të masave për parandalimin dhe luftimin e aktiviteteve të kundërligjshme dhe kontrabandës, si rezultat i intensifikimit të kontrolleve taktike dhe operacioneve në zonën kufitare.

Malli është zënën të martën në brezin kufitar Maqedoni e Veriut – Kosovë, ku është ndaluar një i dyshuar i cili po e drejtonte një kombi/furgon me targa vendore pa patentë shofer.

Lexo më shumë  Ç’tregon celulari i tenderit që mori në qafë Benet Becin?

“Gjatë kontrollit të realizuar është vërejtur se personi i dyshuar kishte të ngarkuar disa pako me mallra të ndryshme si në vijim: sirup ‘Takovo’ rreth 900 litra, filtera Grande rreth 70000 copë, filterë Gentelmen rreth 450000 copë, kavanoza të qelqit me mjaltë në sasi prej rreth 1200 kg, 28 palë këpucë, 2 karrige luhatëse me pajisje përcjellëse dhe 2 pasqyra”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Në njoftim thuhet se mallrat që dyshohen si të kontrabanduara sipas vlerës së tregut arrijnë shifrën rreth 30.000 euro.

“Lidhur me rastin të gjitha veprimet janë ndërmarrë në bashkëpunim me prokurorinë, ku me urdhër të prokurorit personi i dyshuar dërgohet në qendër të ndalimit për 48 orë, ndërsa malli i kontrabanduar dhe automjeti sekuestrohen dhe  dërgohen në terminalin doganor përkatës”, thuhet në njoftim.  

Rruga Press

YouTube player