KryesoreLajme

Policia e Kosovës me aksion në veri, hyjnë në një objekt ilegal pranë Liqenit të Ujmanit

Pjesëtarët e Policisë së Kosovës sërish kanë asistuar në një tjetër objekt në veri të vendit.

Lajmin e konfirmoi për mediat në Kosovë zëvendësdrejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut të Mitrovicës, Veton Elshani.

Elshani ka thënë se kanë asistuar për Ndërmarrjen Hidroekonomike “IBËR – LEPENC” për të hyrë në një objekt pranë liqenit të Ujmanit në Zubin Potok.

Lexo më shumë  Dosje dhe dëshmi: Si lidhet Vuçiqi me krimet e luftës në Sarajevë?

“Kemi asistu Ibër Lepencin për të hyrë në një objekt në Ujman”, ka thënë shkurt Elshani duke mos dhënë më shumë detaje.

YouTube player