Lajme

Policia e Kosovës mbyll gjashtë degë të Bankës Postare Kursimore në veri

Policia e Kosovës ka njoftuar se në aksionin e së hënës ka mbyllur 6 njësi të Bankës Postare Kursimore në veri të vendit.

“Policia e Kosovës, pas raportimeve të institucioneve monitoruese financiare, si Njësia e inteligjencës financiare dhe Banka Qendrore e Kosovës, së bashku me Administratën Tatimore të Kosovës, bazuar në autorizim të prokurorit kompetent, është duke zhvilluar një operacion policor në gjashtë lokacione të katër komunave në veri të Kosovës, e që janë i ashtuquajturi Trezori i Bankës Postare Kursimore (Banka Postanske Stedionice) dhe pesë filialeve të tjera të saj, që kanë vepruar ilegalisht në këtë zonë të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Policisë.

Lexo më shumë  Barometri i Ballkanit 2025/ Shqetësim në Shqipëri, çmimet e larta

Sipas njoftimit ky operacion policor është duke u zhvilluar në bashkëpunim dhe koordinim me institucionet përkatëse të Kosovës dhe organeve të drejtësisë dhe se dëri më tani ka kaluar pa ndonjë problem apo incident.
“Qëllimi i operacionit policor është vendosja e rendit dhe ligjshmërisë, ku me autorizim të prokurorit kompetent gjashtë njësi të ashtuquajturës Bankë Postare Kursimore ilegale, në veri të vendit janë mbyllur”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Presidentja Osmani udhëton zyrtarisht për në Selinë e Shenjtë, pritet në audiencë nga Papa Leo XIV

Rruga Press

YouTube player