Lajme

Policia e Kosovës godet përsëri kontrabandën e mallrave të futur nga Serbia

Policia kufitare e Kosovës ka ndaluar edhe dy raste të kontrabandës në veri të vendit.

Sipas njoftimit, gjatë mëngjesit të së martës, ka ndaluar dy makina me targa vendore që po kontrabandonin birra.

Në njërën veturë u gjetën 26 arka më birrë apo 520 shishe, ndërkohë në tjetrën 24 arka (480 shishe) dhe 80 shishe pa arkë.

“Malli dyshohet se është sjell nga Serbia përmes rrugëve malore në Republikën e Kosovës. Lidhur me rastin Njësia e Hetimeve Rajonale e Drejtorisë Kufitare-Lindje është duke i trajtuar këto dy raste dhe në bashkëpunim me prokurorinë përkatëse pas hetimeve paraprake malli i konfiskuar do t’i dorëzohet Doganës së Kosovës”, ka njoftuar Policia të martën.

Lexo më shumë  FSK shënon sot Ditën e Forcës

Para pak ditësh, në veri të Kosovës disa policë u lënduan teksa ndaluan një kamion me mall të kontrabanduar nga Serbia.

Zyrtarët policorë të kufirit kishin vërejtur një kamion i cili dyshohej për kontrabandim mallrash, njoftoi PK-ja, dhe gjatë tentimit për ta ndaluar të njëjtin, zyrtarët policorë u penguan nga dy automjete civile.

Policia ndërkohë kishte vazhduar përcjelljen e kamionit, me sinjalizimin e vazhdueshëm me alarm dhe drita, megjithëse nuk është ndalur. Kamioni ka qenë në shpejtësi të madhe dhe vuri në rrezik edhe pjesëmarrësit e tjerë në trafik. Për shkak të rrezikut të lartë për jetën e tyre, policët përdorën armën zyrtare.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Pas të gjitha veprimeve ligjore zyrtarët policorë, në fshatin Llazhinë arritën ta ndalin kamionin dhe arrestuan shoferin e kamionit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *