KryesoreLajme

Policia dhe KFOR-i amerikan sulmohen në Leposaviq – iu bllokua rruga dhe u hodhën shishe xhami ndaj tyre

Policia e Kosovës dhe KFOR-i janë sulmuar mëngjesin e sotëm në një fshat të Leposaviqit, derisa po kryenin patrullime të përbashkëta.

Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur rreth orës 04:05 të mëngjesit.

“Më datë 06.05.2024 rreth orës 04:05 në rrugën e fshatit Miokovicë gjatë patrullimit të përbashkët të Njësisë për Ndërhyrje të Shpejtë (NJNSH) të Policisë së Kosovës, së bashku me KFOR-in amerikan, një veturë pa targa e tipit Seat ngjyrë hiri ka bllokuar rrugën dhe më pastaj ka hedhur shishe xhami në drejtim të veturave zyrtare. I dyshuari pastaj ka ikur në drejtim të disa shtëpive afër në fshatë”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  Rizvanolli në Kanada: Prioritet ringjallja e transformimi i sektorit minerar

Policia e Kosovës ka shtuar se bashkë me KFOR-in kanë identifikuar shtëpinë dhe kanë kryer kontroll ku është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar, i cili ka pranuar se ka bllokuar rrugën dhe ka hedhur shishen.

“Gjatë realizimit të kontrollit në shtëpinë e të dyshuarit është gjet një xhaketë e ushtrisë me emblemë serbe. Vetura me të cilën është bllokuar rruga është sekuestruar, i dyshuari pas intervistimit nga njësia kompetente e hetimeve është liruar në procedurë të rregullt, përderisa hetimet lidhur me rastin janë duke vazhduar”, thuhet në njoftim.

Lexo më shumë  PDK synon ta dobësojë Kurtin, LDK kërkon bashkëqeverisje, AAK rrezikon pragun

Rruga Press

YouTube player