Argument

Policia dhe Dogana e kryejnë detyrën me profesionalizëm – Me u kapë në kufirin në Merdare nga Serbia dhe në fund me u liru…

Shkruan Mefail Bajqinovci

Mos me deklaru 1 milion euro në doganë.

Me i fshehë në një hapësirë të modifikuar të automjetit.

Me u kapë në kufirin në Merdare nga Serbia.

Dhe në fund me u liru.

Kjo nuk është e lehtë të shpjegohet.

Policia dhe Dogana e kryejnë detyrën me profesionalizëm. Paratë zbulohen, rasti procedohet.

Por kur thuhet se “nuk ka prova”, atëherë lind pyetja e drejtë:

Çfarë nënkupton kjo për qytetarët?

A është normale fshehja e 1 milion eurove?

A mjafton mosdeklarimi për ta mbyllur çështjen?

Sundimi i ligjit duhet të jetë i qartë, i barabartë dhe i kuptueshëm për të gjithë.

Çdo paqartësi e dëmton besimin e qytetarëve në drejtësi.

Rruga Press

YouTube player