Lajme

Policia demanton lajmin e medias serbe për “dhunën” në Bërnjak

Policia e Kosovës përmes një sqarimi ka demantuar raportimin e medias “kosovo-online”, por edhe të mediave tjera në gjuhen serbe, për kinse dhunë afër pikë-kalimit në Bërnjak.“Policia e Kosovës, me qëllim informimin e drejtë të opinionit publik, përmes këtij njoftimi zyrtar demanton shkrimin tendencioz dhe të pavërtetë të publikuar në mediumin serb kosovo-online, medium ky i cili në vazhdimësi po publikon dezinformacione të tilla”, thuhet në njoftimin e forcave të rendit.“Lajmi i radhës i publikuar sot (23.09.21) nga ky medium, se kinse në afërsi të pikë kalimit kufitar në Bërnjak njësia speciale nga Prishtina ka rrahur tre persona serb nuk qëndron, është i pavërtetë dhe ka për qëllim dezinformimin e opinionit, për të paraqitur një situatë pasigurie për qytetarët si dhe për të plotësuar ambiciet e ndryshme politike të orientuara nga jashtë”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Kryeministri australian pranon me krenari rrënjët arbëreshe: Kam lidhje me Shqipërinë

Forcat e rendit kanë shpjeguar se nuk ka ndaluar asnjë protestues por tre vozitës së tre kamionëve kanë ndaluar për t’i verifikuar.

“Andaj një informacion i tillë pas verifikimeve zyrtare është vërtetuar se nuk qëndron, pasi nuk ka pasur asnjë ndalim apo kontakt me ndonjë protestues në pikë kalim kufitar, por njësia policore gjatë rrugës ka verifikuar tre kamion gjegjësisht vozitësit e tyre të cilët kanë vozitur prapa kolonës së zyrtarëve policorë duke rrezikuar sigurinë e zyrtarëve dhe operacionit policorë, me ç’rast zyrtarët kanë ndaluar, verifikuar dhe më pas i ka liruar të tre vozitësit të nacionlitetit m/sh kosovarë, të cilët janë udhëzuar të paraqiten në stacionin policorë Jugu – Mitrovicë”, thuhet në sqarimin e Policisë së Kosovës.

Lexo më shumë  Konjufca: Dhuna ndaj grave nuk luftohet vetëm me institucione

https://www.facebook.com/802275006499704/posts/4503462603047574/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *