Lajme

Policia e Kosovës vë në dispozicion rreth 100 mijë euro për blerjen e 35 dronëve

Policia e Kosovës ka ndarë 99,995 mijë euro për blerjen e 35 dronëve për nevoja të saj.

Në bazë të parave që janë ndarë për blerjen e dronëve dhe sasisë së kërkuar, rezulton se Policia e Kosovës është e gatshme të paguajë deri 2,857 euro për një të tillë.

Tenderi për blerjen e dronëve është hapur javën e kaluar ndërsa kontrata parashihet të ketë kohëzgjatje prej 24 muajve.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Ky aktivitet i prokurimit është realizuar përmes procedurës së hapur ndërsa kriter për dhënien e kontratës është çmimi më i ulët.

Nga ky institucion i zbatimit të ligjit kërkohet të gjitha ofertat duhet të dorëzohen në mënyrë elektronike përmes platformës së e-prokurimit dhe jo më larg se deri me datën 12 prill 2022.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *