BallinaLajme

Polici e dhunshme me protestuesit? Rama: Montazhe që shpërndahen në rrjetet sociale

Gjatë ceremonisë për marrjen e detyrës së  ministrit të Brendshëm nga Bledi Çuçi, kryeministri Edi Rama ka deklaruar se protesta për vrasjen e 25-vjeçarit Klodian Rasha duhet të shpërbejë për reflektim për qeverinë.

“Protestë goxha e veçantë në llojin e vet, e cila duhet të na bëjë të gjithëve të reflektojmë përtej faktit fatkeq, përfshirja përherë të parë në historinë tonë si komb i minorenëve, i fëmijëve për të luftuar brenda vetes për qëllime të caktuara”, tha kreu i qeverisë.

Lexo më shumë  Ish-presidenti shqiptar për sulmin në Banjskë: Dihet botërisht që u organizua nga Beogradi

Z. Rama tha se “protestat janë të pashmangshme por edhe të dobishme” në demokraci dhe nga ana tjetër theksoi se, “qeveria e ka dëgjuar gjithnjë zërin e protestave dhe ka reflektuar”. Këtu ai iu referua protestës për armët kimi, studentëve, tarifën për Rrugën e Kombit dhe naftëtarëve të Ballshit. Kurse si protesta të padrejta dhe që janë respektuar përmendi protestat për Teatrin Kombëtar dhe Unazën e Madhe.

Kurse për pretendimet e një policie të dhunshme me protestuesit, kryeministri tha se kjo ide është krijuar nga disa episode të montuara.

“Në këto 7 vite nuk ka ndodhur asgjë ndryshe me sjelljen e Policisë së Shteti ndaj protestuesve. Ky mbase është i vetmi vend demokratike ku numërohen më shumë policisë të plagosur apo lënduar se sa protestues. Abuzohet me episode të shkëputura për të bërë montazhe që më pas shpërndahet përmes makinerisë më të madhe të propagandës që ka shpikur njerëzimi, rrjeteve sociale”, tha z. Rama.

Mos ndoshta ishte montazh dhe plumbi në zemrën e Klodian Rashësh?

Rruga Press

YouTube player