Lajme

Policë, prokurorë e gjyqtarë në “shërbim” të Ramës, del lista e personave që kanë shkarkuar “Aktiv1sti”, u japin ‘like’ dhe ‘share’ postimeve të qeverisë

Prej ditesh në vendin tonë po flitet për aplikacionin “Aktiv1sti”. Ky aplikacion përdoret nga qeveria për të kontrolluar punonjësit e administratës, me qëllim për të rritur aktivitetin në rrjetet sociale.

Në dokumentin me 266 faqe renditen mijëra emra, punonjës të administratës në vend.

Sipas listës të publikuar pjesë e aplikacionit janë gjyqtarë, prokurorë në rrethe, por edhe njerëz që përbëjnë SPAK-un. Pjesë e listës janë 40 prokurorë dhe 27 gjyqtarë të cilët kanë shkarkuar aplikacionin.

Lexo më shumë  47 miliard lekë oligarkëve për 10 ditë. Qeveria Rama hap thesin zgjedhor

Uniformat blu nuk bëjnë përjashtim. Që nga kupola e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit deri tek efektivët e sapo vendosur në detyrë, të gjithë u japin ‘like’ dhe ‘share’ postimeve të qeverisë.

Bluzat e bardha, drejtorët e institucioneve më të rëndësishme në vend, janë bërë gjithashtu pjesë e këtij programi.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *