Lajme

​Pociej: Sulmi ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dënohen

Në diskutimin për situatën në Kosovë në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës, përfaqësuesi i Polonisë, Aleksander Pociej, ka thënë se sulmi i 24 shtatorit ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet dhe përgjegjësit të dënohen.

Anëtari i grupit të Konservatorëve Evropianë dhe Aleancës Demokratike, ka thënë se dhuna nuk mund të tolerohet apo justifikohet.

Lexo më shumë  Në moshën 88 vjeçare shuhet kolosi i letrave shqipe, Ismail Kadare.

Pociej: Përgjegjësit e sulmit ndaj Policisë së Kosovës duhet të dënohen

“Sulmi i forcave paramilitare paralele serbe ndaj Policisë së Kosovës duhet të hetohet plotësisht dhe përgjegjësit të dënohen. Përshkallëzimi i kësaj dhune, siç thashë më parë, mund të jetë i dobishëm vetëm për Vladimir Putin. Rruga për të dalë nga kjo zgjidhje dhe nga kjo situatë dhe zgjidhja e këtij konflikti është zbatimi i marrëveshjeve të Brukselit dhe Ohrit. Kosova duhet të themelojë asociacionin e komunave serbe dhe të mbrojë pakicat.

Lexo më shumë  Gërvalla për anëtarësimin në KE: Kosovës gjithmonë i kërkohet ti mbipërmbushë kërkesat

E drejta e pakicës, kjo është edhe ajo që ne qëndrojmë pas në këtë organizatë. Serbia duhet të shpërbëjë strukturat e saj në veri të Kosovës dhe të mos e kundërshtojë anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Rruga Press

YouTube player