Problemet e Kinës: Rritje më e dobët dhe ulja e lindshmërisë
Ekonomia e Kinës po përjeton një ngadalësim të ndjeshëm të rritjes ekonomike: Sipas të dhënave nga Byroja e Statistikave të Pekinit, produkti i brendshëm bruto (PBB) u rrit me 4.5% në tremujorin e fundit të vitit 2025, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Kjo shënoi rritjen më të dobët tremujore për ekonominë e dytë më të madhe në botë që nga fundi i kufizimeve të rrepta të vendosura për shkak të pandemisë rreth tre vjet më parë. Në tre tremujorët e mëparshëm, rritja ishte më e lartë: përkatësisht 5.4%, 5.2% dhe 4.8%.
Për të gjithë vitin 2025, u regjistrua një rritje prej 5%. Kështu, u arrit objektivi i parashikuar nga qeveria kineze prej “rreth 5%”. Por në të njëjtën kohë, kjo është një nga normat më të ulëta vjetore të rritjes në dekadat e fudit.
Ekonomistët e shohin arsyen kryesisht në kërkesën e dobët të brendshme: tregu i ngushtë i punës dhe çmimet në rënie të pasurive të paluajtshme kanë një efekt depresiv tek konsumatorët. Investimet janë ngadalësuar gjithashtu.
Investimet në asete fikse ranë me 3.8% në vitin 2025 krahasuar me vitin e kaluar. Rënia në sektorin e pasurive të paluajtshme është veçanërisht e qartë: investimet në pasuri të paluajtshme ranë me 17.2%
Rruga Press

