Po vjen stuhia me bubullima, qytetet që do të godasë sonte dhe nesër (LIVE-HARTA)
Duke filluar nga mbrëmja e sotme një pjesë e territorit të Shqipërisë do të përfshihet nga reshjet e dendura të shiut dhe stuhia që do të kulmojë nesër. Furtuna po vjen nga Jugu për të përfshirë më pas të gjithë vendin.
Moti i keq që do të sjellë ulje të mëtejshme të temperaturave do të shoqërohet me erë të fortë.
Reshjet do të përfshijë brigjet e Italisë dhe Ballkanin Perëndimor duke sjellë rrebeshe shiu dhe stuhi. Po ashtu vendet e Rajonit të Balltikut dhe Europës Perëndimore paraqiten me mot të paqëndrueshëm, duke sjellë rrebeshe dhe borë.
Rruga Press