Po vazhdojnë punimet në rrugën “Adem Jashari” në Gjilan – pas vënies së trotuareve ka nisur edhe asfaltimi
Komuna e Gjilanit ka njoftuar se po vazhdojnë punimet në në rregullimin e rrugës dhe trotuarit në rrugën “Adem Jashari”.
Në njoftim gjithashtu thuhet se pas vënies së trotuareve ka nisur edhe asfaltimi. Punimet i ka parë nga afër edhe kryetari i Komunës së Gjilanit Alban Hyseni, drejtori i Shërbimeve Publike, Kushtrim Ibrahimi dhe zyrtarë të tjerë.
I pari i Gjilanit, tha se rruga “Adem Jashari” po bëhet. Edhe pak ditë pune dhe trotuari i rrugës “Adem Jashari” do të jetë i gatshëm për qytetarët.
Ai tregoi se më pas, do të fillojë asfaltimi i rrugës, duke e bërë këtë aks të rëndësishëm një pjesë të padiskutueshme të infrastrukturës së qytetit.
“Me përfundimin e këtyre punimeve, qytetarët dhe bizneset do të kenë mundësi për një qasje më të lehtë. Kjo është vetëm një nga shumë investime që po bëjmë për t’i dhënë një pamje të re dhe për ta bërë Gjilanin që ne duam”, tha Hyseni.
Rruga Press