Opinion/Aktualitet

Po thonë disa: administrata “Biden” nuk bëri asgjë për Kosovën!

Nga Hysamedin Feraj

I.

Mbase kjo ishte e mira e saj: së paku nuk e goditi aktivisht si administrata e “Trump”.

Mbase edhe aministrata “Harris” nuk bën ndonjë gjë të madhe, por së paku nuk pritet të bëj aktivisht dëm.

Ndërsa administrata “Trump” pritet ta vazhdojë projektin që i mbeti përgjysmë, sepse nuk mund ta pranojë dështimin, të jetë “looser”.

“Bideni na zhgënjeu” – thonë.

Dhe mund të jenë të sigurtë se “Trumpi nuk do t’i zhgënjejë”, por do të vazhdojë atë që i mbeti përgjysmë.

Lexo më shumë  AGK-ja: bishti i oligarkëve, hija e opozitës dhe fantazma e UNMIK-ut

II.

Nuk është e vërtetë se administrata Biden nuk bëri asgjë të mirë për Kosovën: gjatë saj Veriu i Kosovës u vendos nê qeverisjen e Kosovës dhe mori fund qeverisja nga Serbia.

Me marrëveshjen ndërkombëtare Hoti-Trump, adminsitrata Trump legalizoi qeverisjen e përbashkët me Serbinë të pasurive të Kosovës brenda Kosovës: të dyja palët do të pajtohen “me qëllim të përdorimit të përbashkët të Liqenit të Ujmanit, si furnizues i sigurt i ujit dhe energjisë”. Dhe jo vetëm të Ujmanit.

Lexo më shumë  Azizi: Kur kemi një Kosovë të fortë, me integritet territorial cep më cep, kemi edhe shqiptarë të fortë në çdo pjesë të Ballkanit dhe rajonit

Gjatë “të përgjumurit Joe”, jo vetëm Ujmani, por në çdo qelizë u vendos qeverisja sovrane, e vetme e shtetit të Kosovë.

Prandaj votimi për Trumpin apo Harrisin duke sikur i ja vendour shqiptarët me të drejtë vote në SHBA në situatën: të votojnë “për Hotin” apo “për Kurtin”.

Sa i takon Serbisë, pozita dhe opozita po presin khtimin e Trumpit në Shtëpinë e Bardhë, ashtu si herën e kaluar:

Rruga Press

YouTube player