Lajme

Po shkatërrohet pllaka ‘Dardanus’: Arkeologët shqiptarë përplasen me ata maqedonas

Një gurë varri në të cilën shkruante emri “Dardanus”, njëri prej fëmijëve të Epikratit, po trazon ndjenjat e shqiptarëve të Maqedonisë së Veriut e jo vetëm.

Ata frikësohen se gjeneza jonë antike po shkatërrohet dhe shtrembërohet qëllimisht, dhe se nuk do të arrijmë të ruajmë gjurmët e të parëve tonë për shkak të interpretimeve të gabuara historike dhe dëshmive të pakta materiale që klasifikohen si ilire nga autoritetet maqedonase.

“Bëhet fjalë për varreza romake që kanë ekzistuar në interval prej shekujve I deri në shekullin V të erës sonë. ..Ky është nekropol i qytetarëve të qytetit romak Skupi. Ne ashtu i trajtojmë, sikurse edhe gjithë letërsia dhe dokumentacioni. Ndërsa atë se kush ka qenë i varrosur brenda varreve këtë nuk mund ta themi. Ne i trajtojmë si qytetarë romak”, thotw Vera Atanasovska, arkeologe.

Dyshimet për mbulim apo shtrembërim të fakteve historike rreth ilirëve në territorin e Maqedonisë së sotme i sollën në Shkup edhe arkeologët shqiptarë nga Kosova. Euronews Albania sjell pamje ekskluzive gjatë inspektimit që ata bënë në lokalitetin ku u gjet pllaka dardane.

Arben Hajdari, njëri prej arkeologëve nga Kosova, tha se gjurmët ilire në Shkup janë të pamohueshme.

“Është fakt i njohur, nuk është e nevojshme ta themi sepse dihet se këtu kanë jetuar Dardanë…

Lexo më shumë  SPAK ‘zbërtheu’ bandën e Suel Çelës! Arrestohen Xhino dhe Marsel Roka, dy vëllezërit e drejtoreshës së Agjencisë së Zhvillimit të Territorit

Është e njëjta situatë në të gjitha provincat lindore dhe perëndimore, sikundër që janë dëshmitë dhe mbetjet edhe të popullatës vendase, në këtë rast Dardanëve, por në provinca të tjera kemi popullatë tjetër sepse kanë bashkëjetuar”, shprehet Arben Hajdari, arkeolog.

Por, dyshimet për shkatërrim të provave ilire datojnë prej një kohe të gjatë dhe në lokalitete të ndryshme.

Trashëgimia më e madhe materiale ilire është koncentruar këtu në Kalanë e Shkupit”

Por disa vite më parë edhe këtu ka pasur përplasje dhe mohim të elementeve ilire.

Ndër personat më të zëshëm kundër, siç e quan, etnocidit shqiptar, është historiani Skender Asani, i cili insiston që të krijohet muze i posaçëm i etnokulturës shqiptare.

“Një ndër qytetet më të argumentuara të vazhdimësisë iliro-arbëroro-shqiptare është qyteti i Shkupit sepse materialet e para të banimit në Shkup, të formësimit të etnokulturës ilire, i kemi gjatë periudhës së bronzit apo tranzicionit mes bronzit dhe hekurit gjatë shekullit 12 dhe 10. Gjatë gërmimeve arkeologjike në Kalanë e Shkupit janë gjetur shtëpitë dhe artefaktet e tjera të etnokulturës ilire…Por po ashtu në lokalitetin e Skupit ku për momentin po bëhen gërmime gjatë shekullit 12 dhe 10 janë gjetur varreza me urna, që i përkasin periudhës së bronzit dhe tranzicionit drejt hekurit dhe tregon se qyteti i vjetër i Shkupit ka qenë i banuar me ilirë nga Kalaja e Shkupit e deri tek Skupi antik”,  thotë Asani.

Lexo më shumë  Aksion i madh i policisë: Arrestohen 20 persona, sekuestrohen 120 mijë euro

Drejtori i Drejtorisë për Mbrojtjen e Trashëgimisë Arkeologjike Arian Asllanaj është i bindur gjithashtu në interpretimin e gabuar të gjurmëve materiale ilire dhe thotë se doemos çdo artefakt duhet të ketë shpjegim të përpiktë se kujt i përket.

“Pjesa dërmuese ka qenë Dardane por tendenca që nuk përmenden fare në muze, pra është një tendencë, shqetësim i madh i opinionit është bërë pasi kanë dëshirë që pos periudhës romake duhet të përmenden edhe kush kanë qenë ato fise , në këtë moment Dardanët dhe fiset në përgjithësi”, shprhet ai.

Tendencë për shtrembërimin e historisë së shqiptarëve ndër shekujt në Maqedoninë e Veriut ka pasur edhe në libra shkollor por edhe në libra të ndryshëm shkencor nga akademikë maqedonas, të cilët i quajnë shqiptarët të ardhur në Maqedoni. Madje ka pasur edhe një botim të Akademisë së Shkencave të Maqedonisë në të cilin pretendohej se “Shqiptarët në Maqedoni kanë ardhur nga Shqipëria veriore. Kanë kolonizuar viset në Maqedoni në shekullin XVI, duke i dëbuar maqedonasit nga shtëpitë e tyre”. Narrative të ngjashme janë përdorur edhe në librat e historisë dhe të gjeografisë, në të cilat mësojnë nxënësit shqiptarë dhe maqedonas, raporton euronewsal.

YouTube player

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *