Lajme

Po i shembet shtëpia, banori i “5 Majit”: Policia të na mbrojë ne, jo Erion Velinë që po vepron në mafiozllik

YouTube player

IMT vijon shembjen e disa banesave në zonën e “5 Majit”. Sot do të shemben 4 ndërtesa ndërsa në total pritet të jenë 30 banesa që janë shembur deri tani.  

Zona është rrethuar nga forcat e policisë.

Altinit i është shembur shtëpia dhe biznesi i të vëllait.

Ata nuk pranojnë të firmosin kontratën me bashkinë pasi nuk kanë rënë dakord madje thojnë se ka dhe falsifikime.

“Kanë sjellë kontratë që nuk e kemi firmosur pasi nuk është e saktë. Shembjen e biznesit e kanë konsideruar banesë. Nuk ka afat se kur dhe ku do e marr pronën” tregon Altini për Ora News.

Lexo më shumë  Konjufca pret në takim homologun e tij nga Maqedonia e Veriut

Altini tregon se familjen e tij me dy fëmijë momentalisht e ka strehuar tek njerëzit e tij pasi nuk ka pranuar të marrë as bonusin e qirasë të dhënë nga bashkia pasi thotë se nëse do e marrë automatikisht është dakordësuar me kontratën e bashkisë.

Altini ka 40 vjet që jeton në banesën e tij tek 5 Maji dhe është në proces gjyqësor me bashkinë për këtë.

‘Kemi ardhur në 1989. Shtëpia është me hipotekë. Unë jam në proces gjyqësor. Më 10 shkurt kam seancën tjetër dhe aty thuhet se shtëpia nuk mund të shembet pa rënë dakord. Gjithashtu duhet të pritet një vendim gjykate, por këto po veprojnë në mënyrë kriminale, mafiozllik. E kanë bërë dhe policinë për vete. Policia duhet të më mbrojë mua jo Erion Velinë dhe Edi Ramën” tregon Altini për Ora News.

Lexo më shumë  ​27 vjet më parë nisën luftimet e para frontale ndërmjet UÇK-së dhe forcave serbe

Ai ka 1 mijë metra tokë dhe ngre pyetjen: “Si mundet ndërtuesi të ngrejë objektin e tij pa rënë dakord me mua që kam tokën”.

Rruga Press

YouTube player