Bota

Po i “dhëmbin” sanksionet – Pas naftës, Rusia provon shantazhin me grurin

Ministria e Jashtme e Rusisë ka thënë se do të konsiderojë hapjen e porteve të Ukrainës në Detin e Zi –  duke ulur kështu presionin mbi furnizimet globale të ushqimit – vetëm nëse rishikohen sanksionet e vendosura kundër saj.

Deklarata vjen pas apelit të shefit të agjencisë së ushqimit në OKB në adresë të Vladimir Putinit.

“Nëse keni ndopak zemër për pjesën tjetër të botës, përpos ndjenjave tuaja për Ukrainën, ju duhet të lejoni hapjen e atyre porteve”, tha David Beasley, drejtori i Programit Botëror të Ushqimit.

Lexo më shumë  Zyrtari i lartë i NATO-s u bën thirrje bizneseve të përgatiten për ‘skenarë lufte’

Autoritetet ndërkombëtare kanë paralajmëruar një krizë ushqimore globale për shkak të luftës në Ukrainë.

Ukraina dhe Rusia janë prodhuesit kryesorë të grurit në botë, por eksportet kanë ngecur nëpër porte për shkak të bllokadës së Moskës në Detin e Zi.

Përpara luftës, pasiguria ushqimore ishte rritur për shkak të konflikteve, dhe krizave klimatike dhe ekonomike.

Banka Botërore akordoi 11,3 miliardë euro në formën e ndihmave për pesëmbëdhjetë muajt e ardhshëm, shumica e të cilave do t’u jepen shteteve afrikane, të Lindjes së Mesme dhe Europës Lindore.

Lexo më shumë  “I famshëm” për qëndrimet kundër NATO-s/ Zgjedhjet presidenciale në Rumani, kandidati pro rus është favorit

Sipas OKB-së, numri i njerëzve që vuajnë nga pasiguria ushqimore u dyfishua brenda vetëm dy vitesh, duke shkuar nga 135 milionë që ishte para pandemisë, në 276 milionë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *