‘Po bëni teatër me fermerët’, Basha: Protesta e drejtë, keni ulur buxhetin për bujqësinë
Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha foli në Parlament për protestën e fermerëve.
Sipas tij, politikat e reja fiskale të qeverisë po i çojnë fermerët drejt falimentimit, edhe pse kontributi i tyre është madhor.
“…Por i ofendoni si me teatrin e paradites që ngjall krupë, dhe ku përdorini edhe gaztorët e oborrit tuaj që nginjen nga koncesionet dhe favoret tuaja që i kanë shndërruar ata në oligarkë arrogantë. Ata protestojnë sot siç kanë protestuar me të drejtë çdo vit, sepse ndryshe nga sa përrallisni lart e poshtë, buxheti për bujqësinë këtë vit do të jetë më i ulët se vitin e kaluar”, tha krydemokrati.
Në replikën ndaj kreut të PD, Lulzim Basha, Balla tha se demokratet kur ishin ne pushtet nuk shpenzuan asnjë qindarkë për fermerët./euronews/
RrugaPress