Lajme

“Po bëjmë një aleancë akoma më të fortë!”, Ambasada Amerikane: 50 mln euro për bazën e Kuçovës, ja sa avionë pritet të mbajë

“Po bëjmë një aleancë të fortë akoma edhe më të fortë!”. Kështu deklaroi sot ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim teksa mori pjesë në një ceremoni në bazën ajrore të Kuçovës, me rastin e fillimit të një projekti rindërtimi prej 50 milionë eurosh të NATO-s.

Ajo theksoi se gjatë viteve të ardhshme, NATO do të financojë rinovimet dhe ndërtimin e plotë në bazën ajrore të Kuçovës.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti merr pjesë në përurimin e bibliotekës e re në Komunën e Shtimes

Pas përfundimit, baza do të jetë në gjendje të mbajë gjashtë avionë luftarakë në baza periodike. Kryeministri Edi Rama, Ministri i Mbrojtjes Peleshi dhe Shefi i Shtabit të Përgjithshëm Begaj mbajtën të gjithë fjalën e rastit, duke pohuar se ky është një tjetër hap në rritjen e rolit të Shqipërisë si anëtare e aleancës.

Rruga Press

YouTube player