Lajme

Plot 1.4 mln euro e landfillit të Tiranës ka shkuar për propagandë

1 milionë e 400 mije euro të landfillit të Tiranes kanë shkuar për propagandën në shërbim të tij në disa media të Tiranës të cilat heshtën gjatë kohës kur shpërthyen akuzat ndaj inceneratorit. Me këtë shumë parash janë sponsorizuar reklama artikuj dhe kohë televizive në emisione në favor të biznesit.

Vetëm lanfilli i Tiranës ka shpenzuar 1 milion e 400 mijë euro në katër vite për reklama, pritje përcjellje por edhe për sponsorizime.

Nga të dhënat e marra prej komisionit parlamentar hetimor mësohet se kanë qenë pikërisht vitet 2019 dhe 2020 kur janë paguar shuma të mëdha për mediet në formën e shkrimeve, reklamave dhe spoteve publicitare.

Lexo më shumë  Murati publikon grafikun për kontratat 'njëburimore' ndër vite: Numri i kontratave njëburimore në mandatin tonë është përgjysmuar

Pikërisht në vitin 2019 nisë dhe akuzat e para por edhe në atë kohë pak media reaguan.

Ndërkaq një pjesë e shpenzimeve thuhet se janë sponsorizime, pritje përcjellje apo dhe konsultime.

Opozita ka akuzuar më herët se këto forma të shpenzimit janë për të paguar lajme në favor të incineratorëve apo dhe për të dhënë qëndrime në favor të tyre në emisione të ndryshme.

Lexo më shumë  Kryeministri Kurti vendos gurthemelin e nënstacionit policor të policisë kufitare në Izvor të Zveçanit, dy kilometra nga kufiri me Serbinë

Shpenzime shtesë për reklamat ka bërë dhe incinerator i fierit ndonëse në shuma të ulëta që shkojnë deri në 70 mijë euro.

Tashmë me arrestimin dhe të ish ministrit Lefter Koka dhe shpalljes në kërkim të dy aksionerëve i përket SPAK të hetojë se si janë paguar dhe a janë dhënë reklamat apo dhe ku është sponsorizuar duke tentuar të arritur në të vërtetën nëse abuzimet u fshehën përmes pagesave.

Rruga Press

YouTube player