Plazhi “Porto Palermo” në Qeparo ndër 40 plazhet e preferuara evropiane sipas The Guardian
Media prestigjioze britanike “The Guardian” ka përzgjedhur 40 plazhet më të bukura qe preferohen për pushime të sivjetme verore.
Sipas këtij mediumi, në mesin e vendeve ballkanike, perveç Kroacisë e Malit të Zi është perzgjedhur edhe plazhi “Porto palermo” në fshatin Qeparo që gjendet në Jug të Shqipërisë.
“Qeparo është një fshat magjik që ofron kombinime spektakolare ngjyrash: bluja e detit, jeshilja e kodrave dhe e bardha e formacioneve shkëmbore gëlqerore që dalin nga shpatet dramatike të maleve përreth.
Ka shumë plazhe të fshehura, por edhe ai kryesor, i quajtur Porto Palermo, është bukur i pazhvilluar dhe i përsosur për t’u çlodhur në guralecë ose për të eksploruar gadishullin shkëmbor aty pranë, ku në krye ka një kështjellë 200-vjeçare. Një shëtitje e shkurtër larg bregdetit, hoteli Stone Beach (apartamente në studio nga 70 €) ka dhoma me pamje nga jugu mbi detin Jon” shkruan The Guardian.
Rruga Press