BallinaLajme

Plas revolta në gjithë Shqipërinë. Protesta në Tiranë, Shkodër, Durrës, Elbasan, Fier

Protestat për vrasjen e 25 vjeçarit Klodian Rasha nga një efektiv policie në Tiranë janë shtrirë në të gjithë vendin.

Paralelisht me kryeqytetin, protestë u mbajt edhe në Durrës. Qytetarë të shumtë me pankarta në duar u mblodhën para prokurorisë dhe Policisë së Durrësit ku edhe ndezën qirinj në kujtim të 25 vjeçarit.

Lexo më shumë  Kurti takon O’Brienin e Lajçakun: Marrëveshja Bazike dhe Aneksi duhet të zbatohen të plota

Vala e protesta nisi mbrëmjen e djeshme në qytetin e Shkodrës. Më herët protesta u mbajtën para Policisë në Kukës dhe Elbasan. Përmes pankartava ata kërkuan dorëheqjen e minisrit të Brendshëm Sandër Lleshaj dhe zbardhjen e vrasjes së të riut.

YouTube player