Lajme

Plas betonizimi në Shqipëri/Rekord lejesh në 2021

Të dhënat e INSTAT tregojnë se numri i lejeve të ndërtimit të dhëna gjatë gjysmës së parë të këtij viti arriti në 598, shifër rekord për periudhën janar-qershor.

Çfarë bie në sy nga statistikat e fundit për tremujorin e dytë të vitit, është fakti se për herë të parë është qarku i Durrësit ai që ka numrin më të lartë për leje të dhëna ndërtimi, me 100 të tilla, kundrejt 86 në Tiranë. Por kjo është e lidhur më së shumti me programin e rindërtimit pas tërmetit të 26 nëntorit 2019.

Lexo më shumë  Konjufca: 28 Nëntori është data më përbashkuese e kombit tonë

Në rang qarku, ndërtesat për banim përbëjnë qëllim kryesor të lejeve, me ndërtesat 1-2 kate që zënë pjesën dërrmuese, ndjekur nga pallatet dhe rezidencat, kjo e fundit një trend në rritje të ndjeshme pas 2018-s.

Në rritje po ashtu edhe ndërtesat industriale, pra fabrika, magazina, etj., së bashku me ndërtesat tregtare, hotelet dhe ndërtesat e tjera që nuk kanë funksion banimin.

Lexo më shumë  Kurti njofton se kanë hapur tenderin për ndërtimin e objekteve për banim të përballueshëm

Në total, sipërfaqja e lejeve për ndërtime të reja dhe rikonstruksione arriti në 1.14 milionë metra katrorë, apo 1.1 kilometër katror. Kjo për një vlerë prej 37.2 miliardë lekësh në ndërtimesh të reja dhe 1.8 miliardë lekësh në rikonstruksione. Një shumë prej 321 milionë eurosh që do të injektohet në ekonomi përgjatë muajve në vijim./a2/

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *