Plarent Ndreca, nga kuvendi dhe studiot televizive kalon në sallën e gjyqit
Deputeti socialist Plarent Ndreca, një nga zërat më kokëfortë të propagandës së Partisë Socialiste, do të përballet me drejtësinë, pasi Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e tij dhe të 15 zyrtarëve të tjerë të Ministrisë së Brendshme.
SPAK e akuzon Ndrecës për abuzim me tenderat gjatë kohës që mbante postin e Sekretarit të Përgjithshëm në Ministrinë e Brendshme. Ai, në bashkëpunim me zyrtarë të tjerë, akuzohet se ka favorizuar biznesmenin Gjon Radovani, i cili u shpall përfitues i tenderit për rikonstruksionin e katër komisariateve.
Prokuroria e Posaçme pretendon se ka dokumenta që faktojnë se Ndreca dhe zyrtarët e Ministrisë kanë favorizuar Radovanin në të gjitha fazat e procesit të prokurimit, duke e shpallur fitues dhe duke lidhur kontratë me bashkimin e operatorëve ekonomikë “Derbi-E” shpk, edhe pse kompania nuk përmbushte kriteret ligjore.
Emri i Gjon Radovanit del në dosjen e SPAK si mik i ngushtë i ish-ministrit të Brendshëm, Sandër Lleshaj, me të cilin ka pasur komunikime të drejtpërdrejta. Pikërisht për shkak të lidhjeve me titullarin e institucionit, kompania e tij ka përfituar disa tendera në Ministrinë e Brendshme.
Gjithashtu, hetimet kanë zbuluar shkëmbime emailesh mes Radovanit dhe Ndrecës, ku diskutohen të dhëna të detajuara për ambientet e komisariateve në Vlorë, Pogradec dhe Mirditë, të cilat do të rikonstruktoheshin në kuadër të tenderit të kontestuar.
Nga një zë i fortë i mbrojtjes së qeverisë dhe një nga eksponentët më agresivë të propagandës së PS-së, Plarent Ndreca tani e gjen veten në të njëjtën situatë si shumë personazhe të tjerë të keqpërdorur me pushtetin: përpara GJKKO-së dhe nën akuzën e SPAK për abuzim me paratë publike.
NJOFTIM PËR MEDIAT
1. Prokuroria e Posacme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar me datë 25.11.2024 ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të
pandehurve Plarent Ndreca, Denisa Skënderaj, Blendi Kovi, Lira Kolasi, Ferdinant Tarazhi, Grida Isufi, Jonarda Qurku, Lindita Mukaj, Silva Dauti, Denisa Klosi, Julia Hysa, Elora Kokalari, Aida Shehi, Klejdi Meço, Emiliano Mehmeti dhe Erand Rroboçi”.
2. Në seancën e datës 20.03.2025 (seanca paraprake), Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtare Elsa Ulliri, pasi shqyrtoi pretendimet e palëve, me vendimin Nr. 41, datë 20.03.2025, vendosi:
1. Pranimin e kërkesës.
2. Dërgimin në gjyq të çështjes penale që i përket procedimit penal Nr. 240 të vitit 2021 në ngarkim të të pandehurve:
i. Plarent Pjetër Ndreca i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
ii. Denisa Flamur Skënderaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit paramndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
iii. Blendi Zoji Kovi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
iv. Lira Viktor Kolasi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
v. Ferdinant Jak Tarazhi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
vi. Grida Alfred Isufi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
vii. Jonarda Kristo Qurku e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja ebarazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
viii. Lindita Izet Mukaj e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
ix. Silva Marigo Dauti e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
x. Deni Ismail Klosi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
xi. Julia Arqile Hysa (Done) e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer nëm bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
xii. Elora Arian Kokalari e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
xiii. Aida Rexhep Shehi e akuzuar për kryerjen e veprës penale “Shkelja e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 258-25 i K.Penal (sipas parashikimit para ndryshimeve të bëra me ligjin Nr.43/2021);
xiv. Klejdi Kujtim Meço i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;
xv. Emiliano Flamur Mehmeti i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal;
xvi. Erand Majko Rroboçi i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”, kryer në bashkëpunim parashikuar nga neni 186 paragrafi i tretë dhe neni 25 i K.Penal.
3. Dërgimin e çështjes për gjykim pranë Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me tjetër trup gjykues, të përbërë nga tre gjyqtarë Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al
4. Fashikulli i gjykimit në bazë të nenit 332/ë/4 të K.Pr.Penale do të përmbajë të gjitha aktet që janë kryer gjatë hetimeve paraprake dhe që ndodhen në dosjen penale të procedimit penal Nr. 240/2021 të Prokurorisë së Posaçme kundër
Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar si dhe aktet e kryera gjatë seancës paraprake.
5. Pjesë e fashikullit të gjykimit bëhen edhe kërkesat për gjykim të shkurtuar të paraqitura nga të gjithë të pandehurit, me përjashtim të të pandehurit Plarent Ndreca.
6. Kundër këtij vendimi nuk lejohet ankim.
Rruga Press