Bota

Plani i ri, Australia premton emetime neto zero të karbonit deri në vitin 2050

AUSTRALI– Kryeministri australian, Scott Morrison, ka publikuar planin e qeverisë për të arritur emetimet neto zero deri në vitin 2050 dhe njoftoi se vendi është në rrugën e duhur për të kapërcyer objektivin e tij të 2030, ndërsa përgatitet të fluturojë në Glasgow për një samit të klimës të Kombeve të Bashkuara.

Sipas Guardian, Morrison e konsideroi planin e së martës si një “mënyrë praktike” për të neutralizuar emetimet e Australisë deri në vitin 2050, por plani tregoi se pothuajse një e treta e detyrës së zvogëlimit përbëhet nga shkurtime nëpërmjet “përparimeve teknologjike” dhe “tendencave globale” të paspecifikuara, ndërsa do të arrihet një tjetër 20% përmes kompensimeve.

Lexo më shumë  Tanku Leopard i ukrainasve i mbijeton dhjetë goditjeve nga dronë kamikaz të rusëve

Ne nuk do të marrim leksione nga të tjerët që nuk e kuptojnë Australinë. Mënyra australiane ka të bëjë me mënyrën se si e bëni atë, dhe jo nëse e bëni atë. Ka të bëjë me realizimin e saj,”-tha Morrison.

Për të ndalur efektet më të këqija të ndryshimeve klimatike, vendet janë zotuar të kufizojnë rritjen e temperaturave në 1.5C deri në vitin 2050. Kjo kërkon uljen e emetimeve me 45% deri në vitin 2030 dhe arritjen e zeros neto deri në vitin 2050, thonë shkencëtarët. Mbi 100 vende janë angazhuar për neutralitetin e karbonit.

Lexo më shumë  BE zgjat edhe për 6 muaj të tjerë sanksionet ndaj Rusisë, Kaja Kallas: Moska duhet të paguajë për dëmin që po shkakton

Zero neto do të thotë të mos shtosh sasinë e gazeve serrë në atmosferë. Ajo arrihet nga një kombinim i zvogëlimit të emetimeve sa më shumë që të jetë e mundur, kryesisht duke reduktuar gazrat si dioksidi i karbonit (CO2), të cilat çlirohen gjatë përdorimit të lëndëve djegëse fosile dhe të ashtuquajturat masa kompensuese, të tilla si mbjellja e pemëve dhe kapja e karbonit teknologjisë.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *