Plani 6-pikësh i Britanisë: Ndihmë Ukrainës, presion Rusisë
Këtë javë, kryeministri i Britanisë së Madhe do t’i bëjë thirrje komunitetit ndërkombëtar që të bëjë një përpjekje për të siguruar dështimin e Putinit në Ukrainë.
Në ditët që kur Rusia nisi pushtimin e Ukrainës, ne kemi parë një valë të paprecedentë dënimesh ndërkombëtare nga e gjitha bota. Të mërkurën në mbrëmje, 141 vende votuan për të denoncuar veprimet e Rusisë vetëm në sesionin e 11-të të urgjencës speciale të Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së të mbajtur ndonjëherë.
Në të njëjtën ditë, 38 vende të koordinuara nga Britania e Madhe, drejtuan referimin më të madh ndonjëherë në Gjykatën Penale Ndërkombëtare për t’u siguruar që Putini do të mbahet përgjegjës për krimet e tij të luftës.
Në të njëjtën kohë, gjithnjë e më shumë vende janë ngritur për të ofruar mbështetjen e nevojshme humanitare dhe ushtarake për popullin e Ukrainës. Kombet në mbarë globin kanë vendosur paketën më të madhe të sanksioneve ndonjëherë kundër një ekonomie të madhe.
Të hënën, Johnson do të mirëpresë kryeministrin kanadez Trudeau dhe kryeministrin holandez Rutte në Downing Street për diskutime se si t’i kthejnë këto angazhime në një fushatë të bashkërenduar solidariteti me Ukrainën. Të premten ai foli me presidentin Macron dhe liderët e Turqisë dhe Serbisë.
Të martën, ai do të presë liderët e grupit “V4” të vendeve të Evropës Qendrore – Republika Çeke, Hungaria, Polonia dhe Sllovakia. Këto vende tashmë po përjetojnë nga dora e parë krizën humanitare që ka përfshirë me shpejtësi kontinentin evropian.
Kryeministri do t’u thotë udhëheqësve se, për t’u siguruar që Putini dështon në ambiciet e tij, komuniteti ndërkombëtar duhet të bashkohet nën një plan veprimi prej gjashtë pikash për:
1. Mobilizimi i një koalicioni ndërkombëtar për Ukrainën
2. Të përkrahet Ukraina në përpjekjet për vetë-mbrojtje
3. Të rritet presioni ekonomik ndaj regjimit të Putinit
4. Të parandalohet normalizimi i asaj se çka është duke bërë Rusia në Ukrainë
5. Të ndiqen rrugët diplomatike për de-eskalim, por vetëm në bazë të pjesëmarrjes së plotë të qeverisë legjitime në Ukrainë
6. Të fillohet një fushatë e shpejtë për fuqizimin e sigurisë dhe qëndrueshmërisë në gjithë regjionin euro-atlantik
Rruga Press