“Plakun” në Tiranë ta zhveshim nga “shenjtia” e tij
Shkruan Enis Sulstarova
Shumë njerëz pyesin se çfarë e lidh Ramën me Vuçiqin. Pa dashur te përjashtoj lidhjet e drejtpërdrejta apo të ndërmjetësuara midis dy regjimeve në Serbi dhe Shqipëri, mendoj se ka një faktor tjetër qe duhet marrë parasysh: Amerika.
Si çdo udhëheqës tjetër i Shqiperisë pas rënies së komunizmit, Rama është shumë i ndjeshëm ndaj politikës amerikane në Ballkan. Ai deri tani ka pranuar të shkojë pas asaj politike amerikane që e sheh Serbinë si një lloj udheheqësi të Ballkanit Perëndimor. Në këtë aspekt, administrata e Bajdenit nuk ndryshon shumë nga ajo e pararendësit.
“Mbyllja” e Ballkanit të Hapur prej Ramës ishte një sinjal që Amerika nuk e mbështet më këtë nismë, pra një shuplakë për Serbinë. Mirepo Amerika ende e konsideron Serbinë si aktor kyç të sigurisë në rajon. Sulmi terrorist i 24 shtatorit, për të cilin Serbia është hapur përgjegjëse, po analizohet ende nga SHBA dhe besoj se do të ketë njërin nga dy efektet: ose Amerika tani e tutje do t’i kundervihet fuqishëm Serbisë, ose Amerika do të pranojë sërish se Serbia ka çelësin e sigurisë rajonale, prandaj duhet të dëgjohet e të respektohet. Rama është në pritje të vendimit amerikan, prandaj po kerkon që KFOR-i, pra Amerika, ta marrë situatën në dore në veri dhe të vendosë vetë se çdo të bëhet me këtë krahinë.
Sigurisht që Serbisë i intereson që veriu të mbetet një zonë e negociueshme. Kështu puqen interesat e dy autokrateve dhe dalin të dy me një formule, njëkohësisht. Dallimi është se Serbia ndjek interesat e saj edhe në një situate të veshtire për të, ndërsa Rama kërkon të shpëtoje lëkurën e vet, për sa kohë që hetimet për korruptimin e drejtorit te FBI-se vijojnë. Pra, Rama nuk ndjek interesin natyror të Shqipërisë, edhe pse e perfaqeson Shqipërinë në politikën e jashtme. Prandaj, si edhe më parë, duhet që të rreshtohemi me qeverinë e Kosovës, të mbrojmë integritetin territorial të Kosovës, rendin e saj kushtetues dhe demokracinë në Kosovë. “Plakun” në Tiranë ta zhveshim nga “shenjtia” e tij, sepse sado pushtet të ketë, prapëseprapë nuk mund të jetë udhëheqës i kombit shqiptar.
Rruga Press