KryesoreLajme

Pjesëtarët e FSK-së trajnohen për përdorimin e mortajave në Kroaci

Në kuadër të bashkëpunimit ushtarak ndërmjet Kosovës dhe Kroacisë, pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK) kanë përfunduar me sukses trajnimin e specializuar për përdorimin e mortajave 60mm dhe 120mm.

Gjatë këtij trajnimi intensiv, pjesëtarët e FSK-së u aftësuan në mirëmbajtjen dhe përdorimin efikas të mortajave, fituan njohuri për detyrat brenda ekipit të mortajave, duke ngritur kështu aftësitë e tyre në fushën e mbrojtjes, për të kontribuar në ngritjen e kapaciteteve të sigurisë së Kosovës.

Lexo më shumë  NATO planifikon të ndërtojë një tubacion aviokarburanti nga Gjermania në Poloni dhe Republikën Çeke

“Gjithashtu, pjesë e rëndësishme e trajnimit ka qenë edhe puna me Qendrën e Drejtimit të Zjarrit, me ç‘rast pjesëmarrësit u trajnuan për të llogaritur me saktësi faktorët e ndryshëm që ndikojnë në trajektoren e predhës, duke përmirësuar në këtë mënyrë efektivitetin operacional”, thuhet në njoftimin e FSK-së.

Tutje, thuhet se “Forca e Sigurisë së Kosovës është e përkushtuar në ngritjen dhe avancimin e pjesëtarëve, në mënyrë që të jemi të përgatitur për t’u përballuar me çdo sfidë që paraqitet”.

Lexo më shumë  SHBA kërcënon të mbyllë Starlinkun nëse Ukraina nuk do të nënshkruajë marrëveshje për mineralet

Rruga Press

YouTube player