Pjesëmarrja e zyrtarit serb të deklaruar si non-grata në Kosovë vë në rrezik vijimin e dialogut
Kosova refuzon të marrë pjesë në takimin e organizuar nga i dërguari special i BE -së për dialog Miroslav Lajçak, sepse Veljko Odalovic do të jetë pjesë e delegacionit gjithashtu.
Odallovic është shpallur si person ‘non-grata’ pas pretendimeve se ai ishte një figurë kyçe në regjimin e Slobodan Millosheviçit.
Dialogu në nivel teknik mes Kosovës dhe Serbisë rifilloi të martën në Bruksel të ndërmjetësuar nga Përfaqësuesi Special i BE-së për Dialogun Beograd-Prishtinë Miroslav Lajçak. Të dy palët do të takohen gjithashtu ditën e sotme. Kosova do të përfaqësohet nga kryenegociatori Besnik Bislimi dhe Serbia nga Petar Petkovic.
Ky është raundi i dytë i bisedimeve në nivel teknik, ndërsa në shtator është parashikuar një takim i nivelit të lartë midis kryeministrit të Kosovës Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç.
Rruga Press