Opinion/Aktualitet

Pjesa më e madhe e popullsisë së Sanxhakut është me origjinë Shqiptare dhe këtë askush nuk mund të na e mohoj e as të na e ndaloj

*Autorja është shqiptare e lindur dhe që jeton në Novi Pazar

Shkruan Amina Nuraj

Nuk e kuptoj prej nga i vijnë dikujt mendime të kota se ne Shqiptarët i shqiptarizojmë Sanxhaklinjt.

Shqiptari i Sanxhakut nuk mund të shqiptarizohet, pasi ai është i lindur si shqiptar, por për shkak të lojërave të fatit është asimiluar prej krijesës fashiste jugosllave.

Kurrë dhe në asnjë tekst ne nuk i kemi nënçmuar Boshnjakët si komb, por disa individë Boshnjak na nënçmojnë ne Shqiptarëve të Sanxhakut, dhe duan të na e ndalojnë që edhe të ndihemi e deklarohemi kombëtarisht si Shqiptar.

Lexo më shumë  Kajsiu: Pensionet nxjerrin bllof modelin e qeverisjes Rama

Ne askend nuk e ndjekim me çekan në duar, dhe në atë mënyrë ta detyrojmë që ta pranoj se është Shqiptar. Jo! Dhe nëse dikujt i pengojnë fotot historike dhe veshjet Shqiptare në Sanxhak, dhe fakti se populli i Sanxhakut ngadal ka filluar të zgjohet, atëhere ky është problem i juaj personal.

Ne Shqiptarët nuk përpiqemi për asnjë Shqiptarizim, por kemi plotësisht të drejtë ligjore që t’i ndihmojmë njerëzit që ndjehen Shqiptar e të njejtëve t’ua rikujtojmë këtë.

Lexo më shumë  Kush është me Serbinë?

Në të njetën mënyrë kemi të drejtë të publikojmë fotografi dhe fakte historike të Sanxhakut që flasin se pjesa më e madhe e popullsisë së Sanxhakut është me origjinë Shqiptare dhe këtë askush nuk mund të na e mohoj e as të na e ndaloj.

Rruga Press

YouTube player