Sport

Pikëpyetje dhe ndryshime, Reja “projekton” rreshtimin ndaj San Marinos

Shqipëria synon të kapë vendin e dytë sot dhe për këtë duhet të mundë San Marinon, skuadër ndaj të cilës luan prej orës 20:45 në “Elbasan Arena”.

Kuqezinjtë presin që Polonia rivale të ndalet nga Anglia dhe të shpresojnë të realizojnë objektivin.

Trajneri Reja ka ende disa pikëpyetje për formacionin. Për portën jo, pasi Berisha i lë vendin Strakoshës, kurse në prapavijë Ismajli, Kumbulla e Gjimshiti janë të paprekshëm.

Hysaj rikthehet në formacion, por në krahun e majtë pas dëmtimit të Trashit. Doka në të djathtë e ruan vendin, ndërsa në mesfushë favoritë për ta nisur nga fillimi janë Bare e Laçi, pas Nedim Bajramit.

Në sulm Uzuni do të jetë sërish titullar, me shumë mundësi krah Rey Manajt. Opsion është edhe Armando Broja, autor i golit të fitores kundër Hungarisë.

Formacioni i mundshëm i Shqipërisë: Strakosha, Ismajli, Gjimshiti, Kumbulla, Doka, Laçi, Bare, Hysaj, Bajrami, Uzuni, Manaj.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *