Lajme

Pijet e prodhuara në Shqipëri mund të importohen dhe të shiten lirshëm në Kosovë

Zëvendësministëri i Ministrisë së Tregëtisë dhe Industrisë Getoar Mjeku përmes një statusi në faen e tij në facebook ka lajmëruar se tashmë të gjitha pijet që prodhohen në Shqipëri mund të importohen pa problem edhe në Kosovë. Postimi i plotë më poshtë:

Pijet e prodhuara në Shqipëri mund të importohen dhe të shiten lirshëm në Kosovë. Ligji i ri për markat tregtare ndalon produktet false, por lejon të gjithë tregtarët të furnizohen kudo në shtetet e Bashkimit Evropian dhe në vende të tjera si Shtetet e Bashkuara dhe Republika e Shqipërisë.

Ligji tani heq kufizimet e importit, që kanë kriju monopole të padrejta e të paligjshme në emër të markave tregtare. Falënderoj deputetët që kanë bashkëpunu me ne për me zgjidhë këtë problem në favor të konkurrencës së lirë dhe konsumatorit.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *