KryesoreLajme

Picula: S’ka anëtarësim të Serbisë në BE pa njohur Kosovën, të arrestohet Radojciqi   

Serbia nuk do të mund të anëtarësohet në BE pa e njohur Kosovën shtet dhe pa hequr dorë nga “bota serbe”, ka thënë raportuesi i Parlamentit Evropian për Serbinë, Tonino Picula. Ai theksoi se Beogradi duhet të bashkëpunojë për arrestimin e terroristit Milan Radojciq, i cili mori përgjegjësinë për sulmin e 24 shtatorit të vitit 2023, në Banjskë të Zvecanit.

“Pa normalizim të plotë të marrëdhënieve midis Kosovës dhe Serbisë nuk do të ketë integrim në BE. Integrimi i të dyja vendeve në familjen e madhe evropiane është i lidhur ngushtë me dialogun, i cili duhet të përfundojë me një marrëveshje ligjërisht obliguese gjithëpërfshirëse për normalizim raportesh mes dy shteteve”, tha ai në një interbistë për Jutarnji List, transmeton The Geopost.

Lexo më shumë  Shqipëria mes braktisjes dhe refugjatëve, Rama e sheh shpopullimin si 'fitore'

Ndonëse dialogu u ripërtëri më 2023, ai tha se “në vend që kapet momentumi, erdhi te një seri e vërtetë të krizave, që më seriozja ishte sulmi i forcave paramilitare serbe në veri të Kosovës”.

Picula tha se sulmi i grupit terrorist me në krye Milan Radoiçiq në Banjska, paraqet cenimin serioz të paqes në Kosovë.

“Ne kemi kërkuar që raportet e Beogradit ndaj sulmuesve në Banjskë të jenë një nga kriteret për vlerësimin e plotë situatës në Serbi dhe aftësisë së e Beogradit që të ecë në rrugën evropiane. Edhe Zyra e BE-së në Kosovë, mendoj rishtazi u ka thënë autoriteteve në Beograd, se pret së shpejti arrestimin dhe procedimin e atyre që kryen sulmin në Banjska, e të cilët ndodhen në Serbi. Për fat të keq, Beogradi edhe më tutje injoron kërkesat për trajtimin e kësaj çështjeje. Mendoj se këtu kemi të bëjmë me pengim të procesit gjyqësor që pritet dhe ka shumë gjasë që kjo po ndodh me urdhrin e kreut shtetëror”, tha ai. /The Geopost/

Lexo më shumë  Familjarët e Erjon Bobës: Gjatë operimit të djalit në spitalin e Durrësit ikën dritat
YouTube player