Shëndetësi

Pfizer teston ilaçin anti-Covid: Është 89% efektiv

Një pilulë eksperimentale për trajtimin e Covid-it e zhvilluar nga kompania amerikane Pfizer ul rrezikun e shtrimit në spital ose vdekjes me 89% te të rriturit vulnerabël, sugjerojnë rezultatet e provave klinike.

Ilaçi “Paxlovid”  këshillohet  për përdorim të menjëhershëm pas shfaqjes së simptomave të para  te njerëzit që kanë rrezik të lartë ta kalojnë rëndë sëmundjen.

Kjo pilulë  vjen një ditë pasi rregullatori i barnave në Mbretërinë e Bashkuar miratoi një trajtim të ngjashëm nga kompani “Merck Sharp dhe Dohme” (MSD).

Pfizer tha se planifikon të paraqesë rezultatet e provës së përkohshme për pilulën e saj tek rregullatori amerikan i ilaçeve, FDA, si pjesë e aplikacionit për përdorim urgjent që filloi muajin e kaluar.

Rruga Press

YouTube player

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *