Pfizer, BioNTech shpallin nisjen e studimeve klinike për vaksinën me bazë Omicronin
Pfizer dhe BioNTech thanë të martën se kanë nisur studimet klinike për të vlerësuar një vaksinë për të rritur, të bazuar te Omikroni.
Provat do të vlerësojnë “sigurinë, tolerueshmërinë dhe imunogjenitetin” e vaksinës me bazë Omicronin, për të rriturit e shëndetshëm midis 18 dhe 55 vjeç, thanë kompanitë. Rreth 1,400 pjesëmarrës do të marrin një nga tre kombinimet e vaksinës aktuale të kompanive dhe vaksinës të bazuar te Omicroni.
“Ndërsa kërkimet aktuale dhe të dhënat e botës reale tregojnë se përforcuesit vazhdojnë të ofrojnë një nivel të lartë mbrojtjeje kundër sëmundjeve të rënda dhe shtrimit në spital me Omicron, ne e kuptojmë nevojën për të qenë të përgatitur në rast se kjo mbrojtje zbehet me kalimin e kohës dhe për të ndihmuar potencialisht në adresimin e Omicronit dhe varianteve të reja në të ardhmen”, tha në një deklaratë Kathrin U. Jansen, Ph.D., nënkryetare e lartë dhe drejtuese e kërkimit dhe zhvillimit të vaksinave në Pfizer.
Kompanitë thanë se 615 pjesëmarrës do të marrin një dozë të përforcuesit kundër Omikronit pas dy dozave të vaksinës aktuale. 600 pjesëmarrës të tjerë do të marrin një dozë të përforcuesit kundër Omikronit pas tre dozave të vaksinës aktuale. 205 pjesëmarrësit e fundit, të cilët nuk janë vaksinuar, do të marrin tre doza të vaksinës kundër Omicronit.
Pfizer dhe BioNTech thanë se prisnin të kishin gjetjet fillestare në gjysmën e parë të 2022. ABC News ka mësuar gjithashtu se Moderna pritet të nisë testime të ngjashme njerëzore të një vaksine specifike për omikron brenda ditëve në vijim./ Eric Strauss, ABC News
©Rruga Press